​Arrestohet një person, pasi dyshohet se kërcënoi një tjetër përmes telefonit

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person, pasi dyshohet se kërcënoi një tjetër përmes telefonit

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Sipas njoftimit të policisë një person deri sa ishte në vendin e tij të punës i njëjti përmes telefoni është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar F. M., 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘Kanosje’.

“Mitrovicë, 17 gusht 2022-Në orët e mbrëmjes së datës 17 gusht 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘ Kanosje’. Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe hetimet fillestare bëhet e ditur se deri sa ankuesi-viktima ndodhej në vendin e tij të punës i njëjti përmes telefoni është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar personi dyshuar F. M., 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘Kanosje’. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat