​E dhunoi fizikisht gruan me të cilën dikur bashkëjetonte, arrestohet dhunuesi

Kronikë e zezë

​E dhunoi fizikisht gruan me të cilën dikur bashkëjetonte, arrestohet dhunuesi

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Është raportuar se një grua është dhunuar nga një burrë me të cilin më përpara kishte bashkëjetuar. Dhunuesi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Sipas policisë mësohet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

Rasti është proceduar si dhunë në familje.

“Prishtinë 17.08.2022 – 21:30. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin më herët kishte bashkëjetuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat