Një muaj paraburgim për dy të arrestuarit tjerë në rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për dy të arrestuarit tjerë në rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:57
Bedri Rexhepi

Një muaj paraburgim për dy të arrestuarit tjerë në rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e ndalimit për 30 ditë të dyshuarve për përfshirjen në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

Të enjten Prokuroria ka bërë të ditur se janë ndaluar dy persona lidhur me rastin e zhdukjes Bedri Rexhepit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar dy (2) persona lidhur me rastin e zhdukjes së personit me inicialet B.R. Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se dy (2) personat janë ndaluar për veprën penale ‘Rrëmbimi’ nga neni 191 të KPRK-së... Me rastin e arrestimit të këtyre dy personave janë sekuestruar edhe disa prova materiale të cilat do të shërbejnë për procedurë të mëtutjeshme penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Siç u bë e ditur, të arrestuarit e djeshëm janë vëllai dhe kunata e Jeton Vllasaliut, të dyshuarit për përfshirjen në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Jeton Vallasaliu, i arrestuar në prill të vitit të kaluar, dyshohet të jetë i përfshirë në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepit. Ai ndodhet në paraburgim tash e katër muaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat