Dy vëllezër nga Istogu tentuan t’i fusin në makinë me forcë dy të mitura, arrestohet njëri prej tyre

Kronikë

Dy vëllezër nga Istogu tentuan t’i fusin në makinë me forcë dy të mitura, arrestohet njëri prej tyre

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar një person në Istog, pasi sipas policisë së bashku me vëllain e tij që aktualisht gjendet në arrati, pasi i kishin ngacmuar dy femra kishin tentuar t’i fusnin në veturë.

Siç bënë të ditur policia të dy viktimat ishin të mitura. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat