​Në Qafë Prush arrestohen tre persona pasi policia iu gjeti marihuanë

Kronikë e zezë

​Në Qafë Prush arrestohen tre persona pasi policia iu gjeti marihuanë

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 09:30
Ilustrim

Të dielën pasdite policia ka arrestuar dy burra dhe një grua në pikën kufitare Qafë Prush, pasi që në bagazhin e automjetit të tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Kjo materie ishte e peshës 3425 gram ( 3 kg e 425 gr), njofton policia.

Në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura me të cilën po udhëtonin të dyshuarit si dhe dy telefona mobil.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si posedim i substancave narkotike.

‘PKK Qafë Prush 02.10.2022 – 13:30. Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër kosovarë-e, pasi që në bagazhin e automjetit të tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 3425 gram ( 3 kg e 425 gr). Në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura me të cilën po udhëtonin të dyshuarit si dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat