​Policia e zë duke bartur ilegalisht pesë krerë gjedhë në Muqivërc

Kronikë e zezë

​Policia e zë duke bartur ilegalisht pesë krerë gjedhë në Muqivërc

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Në fshatin Muqivërc të Kamenicës policia ka ndaluar automjetin me targa vendore që kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, me të cilin ishte duke i transportuar pesë krerë gjedhë pa dokument përcjellës për transport.

Lidhur me rastin nga inspektori i AUV-it është bërë verifikimi i gjendjes faktike të gjedhëve dhe dokumenteve.

I dyshuari pas intervistimit së bashku me automjet dhe gjedhë është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si transport ilegal i kafshëve. 

“Fsh. Muqivërc, Kamenicë 05.10.2022 – 20:05. Njësiti policor ka ndaluar automjetin me targa vendore që kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin automjet kishte qenë duke i transportuar pesë krerë gjedhe pa dokument përcjellës për transport. Lidhur me rastin nga inspektori i AUV-it është bërë verifikimi i gjendjes faktike të gjedheve dhe dokumenteve, me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit së bashku me automjet dhe gjedhe është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat