Arrestohen hajnat në Podujevë, që për pesë ditë kryen vjedhje të rënda

Kronikë e zezë

Arrestohen hajnat në Podujevë, që për pesë ditë kryen vjedhje të rënda

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy persona në Podujevë, pasi të njëjtit kishin kryer vjedhje të rëda për pesë ditë, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, këta persona kishin vjedhur veshmbathje, mjete pune, bateri dhe radio të automjeteve.

“Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda . Dje nga njësite policore të stacionit të Podujevës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.  Rastet kanë ndodhë në periudhën 21 deri 26 nëntor 2022, në lokacione të ndryshme ku janë vjedhur, veshmbathje, mjete pune, bateri dhe radio të automjeteve”.

Të dyshuarit për rastin ishin të moshës 18 vjeç. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku tri raste të vjedhje të rënda

“Gjësende këto që janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë. Puna e hetuesve të stacionit policor të Podujevës,  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:  – L. S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.  – A. Z. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku tri raste të vjedhje të rënda”, njofton policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat