Konfiskohen 500 gramë ari në Vërmicë, gjenden tek shoferi i autobusit

Kronikë e zezë

Konfiskohen 500 gramë ari në Vërmicë, gjenden tek shoferi i autobusit

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Dogana e Kosovës e ka parandaluar futjen ilegale të mbi gjysëm kilogrami stoli ari në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ari ishte gjetur tek shoferi i autobusit i linjës Kosovë-Shqipëri.

“Gjatë kontrolleve rutinore, oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimin oficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gramëve”.

“Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi o autobusit.  Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat