46 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, 5 prej tyre për dhunë në familje

Kronikë e zezë

46 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, 5 prej tyre për dhunë në familje

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe prokuroritë themelore janë ngritur 46 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 55 persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se pesë aktakuza janë ngritur për dhunë në familje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 21 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur një aktakuza kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”.Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 1 aktakuza kundër 1 person për veprën penale “Dhunë në familje”.

Edhe Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 1 aktakuza kundër 1 person për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale “Dhunë në familje”.

Po ashtu edhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur 1 aktakuza kundër 1 person për veprën penale “Dhunë në familje”./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat