E godet me shufër metalike, arrestohet një person në Istog

Kronikë e zezë

E godet me shufër metalike, arrestohet një person në Istog

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi me një shufër metalike ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:30, në Istog.

Sipas raportit bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me pas është liruar në shtëpi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që  me shufër metalike, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me pas është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat