Një 30-vjeçar shoqërohet në polici, iu gjet një pistoletë me tre fishekë në veturë

Kronikë e zezë

Një 30-vjeçar shoqërohet në polici, iu gjet një pistoletë me tre fishekë në veturë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar është arrestuar të hënën rreth orës 19 e 25 në Ferizaj, pasi gjatë një kontrolli iu gjet një armë zjarri në veturë.

“Sonte, rreth orës 19:25 policia e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ në rrugën ” Brahim Ademi ” në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve Mercedes me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, te njëri pasagjer kanë gjetur dhe më pas kanë konfiskuar një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe tre fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari T.B, 30 vjeç, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat