Dënohet me 15 vjet burgim i akuzuari për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeçare

Kronikë e zezë

Dënohet me 15 vjet burgim i akuzuari për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeçare

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 16:53
Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin S.O, për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo gjykatë, ku thuhet se të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

S.O ngarkohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare” nga neni 235, paragrafi 4, nënparagrafi 4.2 dhe paragrafi 4.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat