Po parkonte veturën, prishtinasi iu shpëton tetë plumbave që u hodhën në drejtim të tij

Kronikë e zezë

Po parkonte veturën, prishtinasi iu shpëton tetë plumbave që u hodhën në drejtim të tij

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një person në Prishtinë ka njoftuar policinë se gjersa ishte duke e parkuar veturën e tij nga një vetur tjetër persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri, në drejtim të tij.

Policia raporton se përveç dëmeve materiale, të lënduar nuk ka, kurse pas daljes së njësiteve të policisë në vendin e ngjarjes ishin konfiskuar 8 gëzhoja.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ka qenë duke parkuar veturën e tij, nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja.  Rasti i dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat