Vetura godet një punëtor të pastrimit në Prizren

Kronikë e zezë

Vetura godet një punëtor të pastrimit në Prizren

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Një punëtor i pastrimit është goditur nga vetura në Prizren.

I njëjti ka marrë lëndime trupore dhe është duke marrë trajtim mjekësor, njofton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

“Sot rreth orës 12:15 në polici është raportuar për një aksident në lagjen “Arbana”. Në rast janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe njësia e trafikut rajonal është duke u marrë me rastin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat