Policia arreston personin e kërkuar falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media

Kronikë e zezë

Policia arreston personin e kërkuar falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë njofton se falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, dje pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ka arritur që për një kohë të shkurtë të sigurojë informacione lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit 38-vjeçar dhe të bëjë arrestimin e tij.

Bëhet e ditur se në momentin e arrestimit, në posedim të tij janë gjetur dhe sekuestruar një shumë parash të cilat dyshohet se ai i kishte përvetësuar në kohën e kryerjes së veprës penale.

Për këtë vepër ishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat