U njoftuan në rrjete sociale, burri nga Prishtina rrëfen në polici si u mashtrua nga një grua

Kronikë e zezë

U njoftuan në rrjete sociale, burri nga Prishtina rrëfen në polici si u mashtrua nga një grua

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Një qytetar nga Prishtina është ankuar të martën në Policinë e Kosovës se ka rënë pre e një mashtrimi nga një grua e huaj në rrjete sociale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, burri ka raportuar se i ka dhënë para gruas pasi ajo i kishte thënë se do t’i dërgojë të holla për investime në Kosovë.

Ai është ankuar se gruaja e huaj ishte prezantuar si zyrtare.

“Më 31.01.2023 viktima mashkull kosovar ka njoftuar se përmes rrjetit social është njoftuar me të dyshuarën femër (e huaj), e cila ishte prezantuar si zyrtare, dhe e njëjta i kishte thënë se një shumë të hollash do t’i dërgojë për investime në Kosovë dhe duke e mashtruar i ka kërkuar viktimës të holla i cili i ka dërguar asaj një shumë të konsiderueshme të hollash”, thuhet në raportin e Policisë të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat