Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin ku vdiq 19 vjeçari

Kronikë e zezë

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin ku vdiq 19 vjeçari

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar shoferi i veturës që shkaktoi aksidentin në Arllat të Drenasit ku vdiq një 19 vjeçar.

Shoferi i cili pasi kishte goditur me  veturë viktimën, ishte larguar nga vendi i ngjarjes është arrestuar nga Policia.

I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Sot (15.02.2023) rreth orës 05:40 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi, E. B. mashkull,19 vjeç.

Bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua dje në Arllat.

Lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident.

Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat