Voziti 111 km në orë në zonën ku lejohej vetëm 50, i ndalohet drejtimi motoçikletës për një vit

Kronikë e zezë

Voziti 111 km në orë në zonën ku lejohej vetëm 50, i ndalohet drejtimi motoçikletës për një vit

Më: 6 mars 2023 Në ora: 09:30
Ilustrim

Një motoçiklist nga komuna e Gjakovës, është dënuar me gjobë prej 500 eurosh dhe i është ndaluar drejtimi i mjeteve me veprim motorik në kohëzgjatje prej së paku një viti.

Kjo sipas Policisë së Kosovës, se ka vozitur 110 km në orë në zonën ku lejohej vetëm 50.

“Stacioni Policor në Gjakovë, ekipet patrulluese në kuadër të këtij stacioni, në vazhdën e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe në mënyrë që të krijojë siguri në rrugë, kanë ndërmarrë veprime ligjore në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, ndaj ngasësit të motoçikletës i cili në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ka drejtuar motoçikletën me shpejtësi prej 111 km/h. Ndaj drejtuesit është shqiptuar gjoba prej 500 euro”, thuhet në njoftim.

Përveç gjobës, atij ju është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej së paku një viti, si dhe pesë pikë negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat