Vodhi një televizor dhe gjënsende me vlerë në një shtëpi në Viti, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Vodhi një televizor dhe gjënsende me vlerë në një shtëpi në Viti, arrestohet i dyshuari

Më: 16 mars 2023 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari që hyri me forcë në një shtëpi në Viti dhe vodhi një televizor dhe disa gjësende tjera me vlerë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE E RËNDË- Viti 02.03.2023 – 20:30. Pas një pune hetimore është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishte vjedhur një televizor dhe disa gjësende tjera me vlerë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat