FSK-ja dhe KFOR-i e deminojnë një mjet shpërthyes në Kaçanik

Kronikë e zezë

FSK-ja dhe KFOR-i e deminojnë një mjet shpërthyes në Kaçanik

Më: 19 mars 2023 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

FSK-ja dhe KFOR-i kanë deminuar një mjet shpërthyes në fshatin Begracë të Kaçanikut, të shtunën rreth orës 17 e 40.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se sa ishte duke punuar kishte hasur në një mjetë të dyshuar eksplodues.

Njësia përkatëse ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat