Arrestohet një person në Drenas, shau dhe kërcënoi policët për një gjobë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Drenas, shau dhe kërcënoi policët për një gjobë

Më: 21 mars 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Poklek i Ri të Drenasit, pasi s’është pajtuar me gjobën e vendosur ndaj tij.

Sipas raportit të Policisë, dje në mëngjes ai ka ofenduar dhe madje edhe i ka kërcënuar policët që ia kanë shqiptuar gjobën.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Fshati Poklek i Ri, Gllogoc 20.03.2023-09:39. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete ka ofenduar dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat