Arrestohen dy të dyshuar për kalim ilegal të kufirit nga Serbia

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për kalim ilegal të kufirit nga Serbia

Më: 21 mars 2023 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar dje nga Policia Kufitare e Kosovës pasi kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, të arrestuarit janë qqë të dy nga Kosova dhe janë arrestuar dje në fshatin Sharpel të Leposaviqit ku gjatë kontrollit në veturën e tyre, u gjet dhe u konfiskua një makinë për përpunimin e drurit.

Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

“Leposaviq, Sharpel 20.03.2023-12:05. Raportohet se njësia policore gjatë patrullimit, ka ndalur një veturë në të cilën ishin dy meshkuj kosovarë të cilët kishin hyrë në Kosovë nga Serbia përmes rrugëve ilegale, si dhe gjatë kontrollit të veturës, është gjetur dhe konfiskuar një makinë e vjetër për përpunimin e drurit për të cilën nuk posedonin dokumente. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat