Policia jep detaje për personin, që u gjet i vdekur para shtëpisë së tij në Gjakovë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për personin, që u gjet i vdekur para shtëpisë së tij në Gjakovë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Gjakovë është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Gjakovë 29.03.2023 – 09:40. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat