Vetura iu shkatërrua tërësisht në aksident, shoferi lë porosi për qytetarët

Kronikë e zezë

Vetura iu shkatërrua tërësisht në aksident, shoferi lë porosi për qytetarët

Më: 30 mars 2023 Në ora: 09:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur dje në Rajonin e Malishevës, ku vetura është shkatërruar plotësisht.

E shoferi i saj që shpëtoi mrekullisht pas një lëndim, ka dhënë një porosi për qytetarët, duke u bërë apel që të kenë kujdes në shpejtësi dhe përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.

Image
Shkrimi

“Kujdes me përshtatjen e shpejtësisë dhe përdorimin e telefonit. Sot aksident i rëndë, fal Zotit të madh kam shpëtu pa asnjë lëndim”, shkroi shoferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat