Një person ankohet në Polici, thotë se me mjete piroteknike dikush ia dëmtoi derën hyrjes së shtëpisë

Kronikë e zezë

Një person ankohet në Polici, thotë se me mjete piroteknike dikush ia dëmtoi derën hyrjes së shtëpisë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një person në Zveçan është ankuar në Polici të Kosovës se disa persona kanë hedhur mjete piroteknike në oborrin e shtëpisë e tij.

Si pasojë thotë se ia kanë dëmtuar derën.

Për këtë ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Rr. Karagjorgjeva, Zveçan 28.03.2023 – 19:00-20:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur janë hedhur mjete piroteknike në oborrin e shtëpisë së tij dhe për pasojë është dëmtuar dera e hyrjes së shtëpisë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat