Prizrenasi blen pjesë të armëve në Turqi për t’i shitur në Kosovë, kapet në flagrancë nga Dogana

Kronikë e zezë

Prizrenasi blen pjesë të armëve në Turqi për t’i shitur në Kosovë, kapet në flagrancë nga Dogana

Më: 14 maj 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Kushdo që në kundërshtim të ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët, importon, eksporton, blen, furnizon, transporton, prodhon, këmben, ndërmjetëson ose shet armë apo materie plasëse, dënohet me gjobë me gjobë dhe me burgim. Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet ndaj një 61-vjeçari.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua nga Dogana e Kosovës, që ka hasur në mall të padeklaruar, me ç’rast është identifikuar pronari i tyre, Sh.D., i cili për pasojë përfundoi në Polici.

Mësohet se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa zyrtarët policorë kanë sekuestruar sprej për pastrim të armëve, pjesë të ndryshme të armëve e shënjues për armë, që do të shfrytëzohen si prova materiale gjatë hetimit të rastit.

Pronari i mallrave të gjetura është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet, duke e pranuar se qëllimi i tij ka qenë shitja e mallrave që i ka blerë.

Pas përfundimit të procedura policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti dhe të dorëzohet kallëzimi penal brenda aftit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat