Hajnat thyejnë një banesë në Mitrovicë, vjedhin gjësende me vlerë dhe mbi 1 mijë euro para të gatshme

Kronikë e zezë

Hajnat thyejnë një banesë në Mitrovicë, vjedhin gjësende me vlerë dhe mbi 1 mijë euro para të gatshme

Më: 16 maj 2023 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një banesë në Mitrovicë, ku hajnat kanë vjedhur para dhe gjësende me vlerë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe është denoncuar nga pronari i banesës, i cili ka raportuar se hajnat kanë vjedhur mbi 1 mijë euro para ‘cash’ dhe një orë dore.

Mësohet se bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve, hajnat kanë depërtuar me forcë, duke e thyer banesën, me ç’rast kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat