Arrestohet një burrë në Gjilan, sulmoi një person zyrtar

Kronikë e zezë

Arrestohet një burrë në Gjilan, sulmoi një person zyrtar

Më: 19 maj 2023 Në ora: 10:49
Ilustrim

Një burrë është arrestuar dje në Gjilan pasi ka sulmuar fizikisht një person zyrtar.

Këtë e ka bëtë të ditur vetë viktima, i cili ka raportuar se gjithçka ka ndodhur derisa ishte në krye të detyrës zyrtare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti në raportin 24-orësh të Policisë:

Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan  18.05.2023 – 16:05. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat