Veri: 40-vjeçari denoncon se u ndalua nga 25 persona të armatosur, Policia nis hetimet për nxitje të urrejtjes

Kronikë e zezë

Veri: 40-vjeçari denoncon se u ndalua nga 25 persona të armatosur, Policia nis hetimet për nxitje të urrejtjes

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:39
Veriu i Kosovës

Një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës në veri të vendit, pasi që pretendon se disa persona të armatosur i kanë dalë në pritë mbrëmjen e së hënës në fshatin Boletin në Zveçan.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë me dije se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

“Ne nuk kemi informacionin se kanë qenë të armatosur. Sidoqoftë në rast se hasim në persona të armatosur, veprojmë sipas ligjit. Kemi hap rast ‘Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes’”, tha Elshani.

Ndërkohë media nga burimet brenda Prokurorisë ka mësuar detaje nga dëshmia e 40-vjeçarit që denoncoi rastin në Polici.

Bazuar në dëshminë  e tij, pasditen e së hënës derisa ishte duke lëvizur i vetëm në rrugën për në fshatin Boletin, është ndaluar nga katër persona me uniforma të zeza dhe të veshur me jelekë antiplumbë.

Sipas tij, më pas atje kishin shkuar edhe rreth 25 persona tjerë, të cilët ishin të armatosur me pushkë automatike dhe mbanin veshur jelët antiplumb.

Në disa qytetarë serbë dyshohet se kanë hasur edhe dy punëtorë të viktimës, të cilët duke shkuar për të prerë dru kanë takuar rreth 15 persona të cilët kanë pohuar se do ta vendosin flamurin e shtetit të Serbisë.

Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është ndalur nga disa persona të cilët dyshohet se ishin të armatosur. Njësitë policore kanë ndërmarr veprimet e tyre, si dhe lidhur me rastin është konsultuar prokurori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat