Arrestohet i dyshuari që kontrabandoi vaj motorik, fellne e goma të veturës

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari që kontrabandoi vaj motorik, fellne e goma të veturës

Më: 25 maj 2023 Në ora: 16:13

Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj një person i cili dyshohet për kontrabandim të mallrave, konkretisht të disa pajisjeve për vetura.

“Njësia policore gjatë patrullimit në brezin kufitar kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike duke ndaluar një automjet kombi pa targa, me vozitës të dyshuarin me iniciale (M.K.)”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar: 104 pako me vaj motorik, 4 fellne mercedes AMG dhe 6 goma të veturës.

Provat e lartcekura janë proceduar sipas procedurave të parapara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat