Arrestohet një person në Prishtinë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:20, në Prishtinë.

Po ashtu thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat