Dy të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Brod të Shtërpcës

Kronikë e zezë

Dy të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Brod të Shtërpcës

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Brod të Shtërpcës, ku janë lënduar dy persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në konfirmim bëhet e ditur se lëndimet që kanë pësuar dy personat, janë të lehta.

“Sot, rreth orës 18:25 në aksin rrugor Fusha Pajtimit -Shtërpcë, në fshatin Brod të Shtërpcës ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Veç dëmeve të shkamtuara materiale , lëndime  kanë pësuar dy persona, të cilët janë  lehta. Njësia e komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin mbi shkaqet e aksidentit”, thuhet në konfirmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat