Konfiskohen 11 pajisje për kriptovaluta në një shtëpi në Zubin Potok

Kronikë

Konfiskohen 11 pajisje për kriptovaluta në një shtëpi në Zubin Potok

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të veriut ka konfiskuar 11 pajisje për prodhim e kriptovalutave.

Siç njofton Policia, i dyshuari ua ka dëmtuar edhe qytetarëve pajisjet elektrike në shtëpi, pasi kishte pasur probleme me energji elektrike.

“Policia e Kosovës, konkretisht drejtoria rajonale e Policisë Mitrovicë veri, me datë 10.06.2023, ka pranuar informata relevante se një person i dyshuar nga fshati Uglar, komuna Zubin Potok posedon pajisje për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin).

Sipas informacioneve si rrjedhojë në lagjen e fshatit të lartcekur herë pas here ka probleme me energjinë elektrike dhe qytetarëve po u dëmtohen pajisjet elektrike shtëpiake, shkaktohej zhurmë dhe kërkohet ndihma e Policisë lidhur me këtë çështje”, ka njoftuar Policia.

Më tej, në njoftim thuhet se, Policia e Kosovës, nga stacioni policor Zubin Potok, mbështetur nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore kanë ndërmarr veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar lokacionin (shtëpinë ) e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur njëmbëdhjetë (11) pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin).

Lidhur me rastin është njoftuar njësia kompetente nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në lokacion, pajisjet janë konfiskuar dhe sipas verifikimeve i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë lartcekur.

Bashkëngjitur gjeni disa fotografi të vendit të ngjarjes dhe pajisjeve të konfiskuara. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat