Autobusi nga Kosova godet për vdekje biçiklistin në “Rrugën e Kombit”

Kronikë e zezë

Autobusi nga Kosova godet për vdekje biçiklistin në “Rrugën e Kombit”

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Një autobus nga Kosova është përfshirë në një aksident trafiku në “Rrugën e Kombit”.

Si pasojë një 72 vjeçar me inicialet N.P është goditur për vdekje derisa po lëvizte me biçikletë, në aksin Morinë-Durrës.

Shoferi i autobusit, me inicialet E.R është shoqëruar për në stacionin policor.

“Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, dhe grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat