I pyeti nëse kanë nevojë për ndihmë personat që u përfshinë në një aksident, u kanos nga njëri prej tyre

Kronikë e zezë

I pyeti nëse kanë nevojë për ndihmë personat që u përfshinë në një aksident, u kanos nga njëri prej tyre

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se kishte hasur në një aksident trafiku dhe kur i kishte pyetur palët nëse kanë nevojë për ndihmë, njëri prej tyre e ka kanosur verbalisht dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“KANOSJE- Rr. Liman Reka, Ferizaj 06.08.2023-15:00:

Ankuesi mashkull kosovar kishte hasur në një aksident trafiku në rrugë dhe kur  kishte pyetur palët nëse kanë nevojë për ndihmë, një i dyshuar mashkull kosovar, pasagjer në njërën nga veturat e involvuara në aksident e kishte kanosur verbalisht ankuesin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti nën  hetime.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat