Gjuajti me armë në aheng, policia ia gjen tri revole me gas dhe një AK-47 me 201 copë fishekë

Kronikë e zezë

Gjuajti me armë në aheng, policia ia gjen tri revole me gas dhe një AK-47 me 201 copë fishekë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Godanc të Shtimës, pasi i njëjti dyshohet se kishte gjuajtur me armë në aheng familjarë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës zjarrit.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tri revole me gas,një armë AK-47 dhe 201 copë fishekë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat