Aksident mes dy automjeteve në rrugën Shtime-Suharekë, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes dy automjeteve në rrugën Shtime-Suharekë, tre të lënduar

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën Shtime-Suharekë.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 17:30, janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se përpos lëndimeve të lehta trupore, janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Në ora 17:30 është raportuar për një aksident trafiku në Carralevë, në rrugën Shtime-Suharekë. Patrullat e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Prizrenit kanë dalë në vendngjarje dhe nga vendi i ngjarjes kanë raportuar se në aksident janë të përfshira dy automjete civile.

Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si dhe janë shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet”, ka deklaruar Bytyqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat