Tronditëse: Vajza e mitur e zhdukur në Pejë dyshohet se është dhunuar nga një burrë 63-vjeçar

Kronikë

Tronditëse: Vajza e mitur e zhdukur në Pejë dyshohet se është dhunuar nga një burrë 63-vjeçar

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Shumë herë këto ngjarje zbulohen pasi viktimat largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Një rasti i tillë dyshohet se ka ndodhur këtë muaj në Pejë, pasi një familje kërkoi ndihmën e Policisë për vajzën e tyre 15-vjeçare që ishte raportuar e zhdukur. Vajza u gjet, por ajo që u zbulua pas hetimeve doli të jetë tronditëse për familjen.

Burimet bëjnë të ditur se familja fillimisht s’kishte informacione për fatin e saj për ditë të tëra, prandaj e denoncuan rastin. Gjatë kohës sa nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj, një person i moshës 63-vjeçare po dyshohet se e kishte keqpërdorur seksualisht, duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

Pasi vajza u gjet, e njëjta më pas u dërgua në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për të kapur personin e dyshuar, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij hapet rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat