Prizren: U raportua për një veturë të braktisur, Policia gjen një person të vdekur afër derës së shoferit

Kronikë

Prizren: U raportua për një veturë të braktisur, Policia gjen një person të vdekur afër derës së shoferit

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 08:43
Policia

Një burrë është gjetur i vdekur në fshatin Zojz të Prizrenit, mëngjesin e djeshëm. Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Sipas raportit të Policisë, fillimisht është raportuar për një veturë të braktisur, por kur kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur një burrë të shtrirë përmbysë afër derës së shoferit.

“VDEKJE E DYSHIMTË  – Fsh. Zojz-Prizren  15.12.2023-08:40. Është raportuar për një veturë të braktisur  dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit.

Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat