Një 24 vjeçare sot ka raportuar në Policinë e Kosovës se derisa po ecte nëpër lagjen “Ulpiana” në Prishtinë është ndjekur nga një veturë që drejtohej nga një 33 vjeçar.
Policia menjëherë siç merr vesh media ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar për në stacion të dyshuarin.
Në deklaratën e tij para hetuesve të Policisë, i dyshuari ka thënë se arsyeja përse e kishte ndjekur vajzën me veturë ishte se po kërkonte që ajo të ia kthejë një shumë të parave, që ai pretendon se ia ka marrë hua 24 vjeçarja.
I dyshuari ka thënë se borxhin e pretenduar do ia marrë duke ndjekur rrugën ligjore.