Policia bastis një banesë në Klinë, 24-vjeçarit i gjejnë armë zjarri me 50 fishekë

Kronikë e zezë

Policia bastis një banesë në Klinë, 24-vjeçarit i gjejnë armë zjarri me 50 fishekë

Më: 1 janar 2024 Në ora: 16:20
Ilustrim

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre.

Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Klinë, ku Policia ka kryer bastisje në banesën e një 24-vjeçari, që ishte arrestuar lidhur me një rast.

Te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me rreth 50 fishekë, që i dyshuari i posedonte pa leje.

Për pasojë, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat