Tre hajna të maskuar dhe me armë grabisin para e ari, lëndojnë pronarët e shtëpisë

Kronikë e zezë

Tre hajna të maskuar dhe me armë grabisin para e ari, lëndojnë pronarët e shtëpisë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur shtëpinë e një çifti në orët e para të së premtes në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Sipas Policisë, personat e maskuar i kanë grabitur dy zinxhirë të arit dhe para të gatshme viktimave.

“Raportohet se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur nga qafa dy zinxhir të arit dhe para të gatshëm nga dy viktimat- mashkull dhe femër kosovarë”, ka njoftuar Policia..

Çifti ka pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësore.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat