Çka ndodhi mbrëmë në ‘Kodrën e Trimave’ – dy grupe të përfshira në përleshje

Kronikë e zezë

Çka ndodhi mbrëmë në ‘Kodrën e Trimave’ – dy grupe të përfshira në përleshje

Më: 11 mars 2024 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Në lagjen “Kodra e Trimave” që konsiderohet si lagjja e të fortëve mbrëmë ka ndodhur një incident në mes dy grupeve, ku dyshohet se ka pasur përleshje e madje edhe të shtëna me armë.

Posa rasti u denoncua, njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë kapur të dyshuarit, të cilët u futën në konflikt pas një mosmarrëveshje momentale.

Sipas sinjalizuesve të medias, si pasojë e përleshjes ka edhe persona të lënduar.

Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat