Një burrë nga Klina ka njoftuar policinë se që nga data 2 mars, bashkëshortja e tij bashkë me dy vajzat, kanë shkuar te familja e saj në Tiranë.
Sipas raportit policor, burri ka thënë se që nga data e lartëcekur, ai nuk kishte pasur kontakt më me të.
Ai tha se nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Rasti është duke u hetuar.