“Kur të jesh pa uniformë...”/ Llapjani kërcënon policin që e dënoi për parkim ilegal, ndalohet për 48 orë

Kronikë e zezë

“Kur të jesh pa uniformë...”/ Llapjani kërcënon policin që e dënoi për parkim ilegal, ndalohet për 48 orë

Më: 3 prill 2024 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Shkak për këtë në shumë raste janë pakënaqësitë për shqiptimin e gjobave në komunikacion.

Mësohet se një rast i tillë ka ndodhur dje në Podujevë, ku një person po dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.

Burimet bëjnë me dije se vetura e të dyshuarit ishte në mesin e automjeteve që ishin parkuar në kundërshtim me rregullat e komunikacionit dhe për pasojë shoferi u dënua.

Ai dyshohet se ka kërcënuar policin, duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq, posa ta zë jashtë detyrës zyrtare.

Përballë kësaj situate, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është iniciuar rasti për veprën penale ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat