Babai i keqtrajtoi dy vajzat e tij, arrestohet nga policia

Kronikë

Babai i keqtrajtoi dy vajzat e tij, arrestohet nga policia

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar dy vajzat e tij.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë

“Vushtrri / 15.07.2024 – 08:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke i keqtrajtuar fëmijët e tij dy vajzat femra kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat