​Një i plagosur në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Një i plagosur në Prishtinë

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Një person nën rrethana ende të pasqaruara mirë është plagosur sot në rrugën “Anton Çetta” në kryeqytet.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot rreth orës 06:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Anton Çetta”. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat