Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 10:13
Ilustrim

Është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Hade të Obiliqit.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar mjekët, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.

Ahmeti bëri të ditur se policia me kujdes të shtuar po trajton rastin.

"Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit.. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët  emergjent, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht  policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen“, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat