Kërcënoi personelin në QKMF pasi nuk ia dha raportin mjekësor, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Kërcënoi personelin në QKMF pasi nuk ia dha raportin mjekësor, arrestohet i dyshuari

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi kishte kërcënuar personelin mjekësor në QKMF në Prishtinë në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit nuk i është dhënë raporti mbi pushimin mjekësor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“’Rr. Bajram Bahtiri’, Prishtinë 13.08.2024-19:25.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur personelin mjekësor në QKMF, pasi e kanë njoftuar të dyshuarin se sot nuk mund t’i jepet raporti mbi pushimin mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat