Ky është zyrtari policor që dyshohet se vrau me kallash një person në Bibaj të Ferizajt – dorëzohet në Polici

Kronikë

Ky është zyrtari policor që dyshohet se vrau me kallash një person në Bibaj të Ferizajt – dorëzohet në Polici

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 21:08
Festim Ramadani

Një zyrtar policor është arrestuar, pasi dyshohet se vrau një person në Ferizaj mbrëmjen e 16 gushtit.

Nga Policia e Kosovës thanë se një burrë u vra në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Ngjarja, sipas policisë, ndodhi në orën 19:25.

“Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor i cili është arrestuar”, tha Qazim Reka nga Policia e Kosovës.

"Në lidhje me rastin janë informuar Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Inspektorati Policor", tha Reza.

Paraprakisht, Reka deklaroi se dyshimet e para janë që kjo vrasje “nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”.

Mësohet se personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është Festim Ramadani, zyrtar policor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat